E kanë zakon të luajnë deri në fund.
Jo më kot Reali është 36 herë kampion I Spanjës dhe 15 herë I Europës, dhe ajo që ka në ADN e shtyn të mos e heqë këmbën nga gazi.
Edhe pse Barcelona duket se e ka fituar titullin në Spanjë, sërish madrilenët kanë vendosur të mos dorëzohen derisa matematika do t’i lejojë të kenë shpresë.
Fitorja 2-1 ndaj Alaveshit në “Santiago Bernabeu” nuk ishte mënyra më e mirë për të reaguar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Po ashtu, për t’i dhënë fund një serie prej 4 ndeshjesh pa fitore, madje me plot tri humbje.
Gjithsesi, u arrit fitorja dhe diferenca me Barçën për momentin u ngushtua në 6 pikë.
Natyrisht, Reali bëri shumë më tepër, me gati dyfishin e gjuajtjeve, por si mund të ndodhte tjetër?
Kilian Mbape shënoi golin e parë në 30’, dhe Vinisius dyfishoi shifrat pak pas pushimit.
Sulmuesi Brazilian realizoi shkëlqyeshëm dhe menjëherë u kërkoi falje tifozëve për sjelljen dhe për nivelin e tij në Champions ndaj Bajernit.
“La Liga nuk ka përfunduar, – shkruan “Marka”, me foton e madhe të Vinisiusit duke u kërkuar falje tifizoëve, – Madridi fiton mban gjallë mundësitë për titull!”
Pavarësisht epërsisë, Madridi pësoi gol në fund nga Alaveshi, edhe pse kjo nuk ndikoi në rezultat.
Gjithsesi, kjo mjaftoi që “Bernabeu” ta përshëndeste ekipin me vërshëllima proteste.
Barcelona kryeson La Ligën me 79 pikë dhe një ndeshje më pak, Reali ka 73.


