Ekspertja Juxhina Sotiri tha se për Irani do të ishte një “vetëvrasje” heqja dorë nga programi bërthamor dhe përmbushja e kërkesave të SHBA. Ajo theksoi se rasti i Ukrainës tregon pasojat e heqjes dorë nga kapacitetet bërthamore, ndërsa retorika për përdorim civil nga Irani mbetet e diskutueshme.
Sotiri shtoi se pasiguria mbi nivelin real të programit iranian dhe zhvillimet e fundit e bëjnë këtë çështje një sfidë të madhe, duke e cilësuar Iranin si një nga dështimet e mundshme të presidencës së Trump.
“Për Iranin do të ishte një vetëvrasje lëshimi i programit bërthamor dhe përmbushja e kërkesave të SHBA. Ne e pamë çfarë ndodhi në Ukrainë kur e lëshoi programin dhe mbylli centralin bërthamor ndër më të mëdhenjtë. Dhe për Iranin do të ishte një vetëvrasje afatgjatë nëse do të mbyllte këtë program. E gjithë retorika e Iranit që e duam për prodhim energjie, për arsye civile, ndryshe nga ajo që vjen nga uji, janë vetëm justifikime të Iranit. Për aq kohë sa Irani nuk është pjesë e marrëveshjeve të mëdha, derisa jemi në një terren informacioni, nuk e dimë nëse e ka në atë gradë apo qëndron narrativa e SHBA që është afër prodhimit të kokave bërthamore.
Nga ana e SHBA, nëse më parë targetimi ishte dhe objektiva taktike, shkatërrimi i objektivave mbrojtëse të Iranit, këto u arritën, por janë shtuar elementë të tjerë që në fillim nuk kanë qenë sfidë për SHBA. Për Trump, Irani do të jetë dështimi i presidencës së tij dhe mund të mbahet mend edhe për këtë.”


