Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasës me “Range Rover”, Artan Hoxha zbulon cfarë fshihet pas atentatit në Fier

schedule19:35 - 2 Shkurt, 2021

schedule 19:35 - 2 Shkurt, 2021

Gazetari Artan Hoxha shprehet në një postim në Facebook se sa më i kushtueshëm  që të jetë atentati, aq më pak shanse ka drejtësia të zbulojë autorët. Referuar vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier ditën e djeshme, Hoxha thotë se autorët nuk përdorin më makina të thjeshta, por të shtrenjta duke shtuar me ironi se “kemi bërë hapa para”, nga “Fiat”-i te “Range Rover”.

“Jo po thoni qe s’kemi bere hapa para, tani kemi dhe killer me Range Rover…Fieri e deshmoi dhe njehere, se qendron gjithnje, nje hap para te tjereve, si “universiteti” i krimit te organizuar…

Pas çdo atentati, ne Tirane, Durres, Vlore, Shkoder, Elbasan etj, vrasesit largohen nga vendngjarja dhe me pas djegin Benz-in, Audi-in, Wolksvagen-in, Ford-in, Skoda-n, Fiat-in, etj, bashke me armet e krimit…



Dje ne Fier, vrasesit, pasi goditen objektivin, u larguan qetesisht(si ne ato telenovelat turke ku policia nuk egziston fare), duke lene pas te djegur, armen e krimit, nje automatik Scorpion me silenciator, brenda nje fuoristrade Range Rover!!!

Vrasesit ne Fier, duken me sqimatar. I kushtojne rendesi dhe prezences ne skenen e krimit!!! Imagjinoni si do perflitej nje vrases, nese do e bente krimin, me Fiat Panda!!! Ja pse kembengul gjithnje, se kosto e atentatit eshte shume e rendesishme, per te kuptuar me ke kemi te bejme….

Sa me i kushtueshem atentati, aq me pak shanse ka drejtesia te zbuloje autoret…Tashme ne liste pritje, kemi lene vetem, Ferrari-n dhe Bentley-n…Ne foto: Mjeti Range Rover, i djegur pas atentatit te djeshem ne Fier” shkruan Artan Hoxha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!