KQZ miraton fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet e 14 nëntorit në Kosovë

schedule19:16 - 2 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 2 Shkurt, 2021

KQZ në Kosovë ka miratuar dy fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Njëri fletëvotim përmban dy gjuhët zyrtare në Kosovë, gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa fletëvotimi tjetër i miratuar përmban tre gjuhë zyrtare në Kosovë: shqip, serbisht dhe turqisht.

KQZ nuk ka miratuar propozimin e anëtarit të PDK-së që në fletëvotim krahas logos dhe akronimit të partisë të shënohet edhe slogani i subjektit apo koalicionit në zgjedhje.

Burim Ahmetaj nga QNR u shpreh se nga diaspora qytetarët mund ta printojnë në formatin A3 apo A4 dhe nuk ka rëndësi nëse është me ngjyra apo pa ngjyra.

“Për zgjedhjet në Kosovë fletëvotimi duhet të jetë origjinal dhe përmban të gjitha elementet e sigurisë”, tha Ahmetaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!