Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të paguhen shtëpiaket? Debati në ‘Abc e pasdites’: Nuk kam larë enë, t’i jap lekë gruas për byrekun?

schedule18:21 - 2 Shkurt, 2021

schedule 18:21 - 2 Shkurt, 2021

Agim Baçi, Fabiola Laço dhe Neda Balluku këtë të martë në studion e ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin diskutuan rreth faktit nëse puna e shtëpiakeve duhet paguar nga shteti ose jo. Aktivistja Fabiola Laço nënvizoi se çdo punë duhet paguar dhe favorizuar në vlerë monetare.

“Është një punë që të jep kënaqësi dhe do ketë më shumë kënaqësi nëse do ketë një vlerë reale.  Sidomos gjatë kësaj kohë pandemie dhe pas. kjo punë u shtua akoma më shumë sepse ndryshoi komplet e gjithë jetesa”.

Nga ana tjetër Neda Balluku tha se askush nga ne nuk është kundër qëndrimit në familje dhe përkushtimit të saj.

“Unë mendoj që nuk duhet paguar. Mendoj që qëllimi i fuqizimit i botës së grave dhe vajzave është drejt një fuqizimi ekonomik. Fuqizimi I gruas në aspektin ekonomik është punësimi dhe unë kam një merak që nëse përfshihet një pagesë tek puna shtepiake atehër bëhet disbalanca e punëve të ndara mes gjinisë. Pagesa do ta bënte rob”.

Ndërkohë Publicisti Baçi theksoi se beson në shenjtërinë e familjes dhe se nuk është i mendimit që të paguajë gruan për punët e shtëpisë sepse i humbet pikërisht vlera e dashurisë me të cilën është ndërtuar marrëdhënia.

“Unë besoj tek shënjtëria e disa gjërave. Nëse ne fillojmë paguajmë, nëse ne fillojmë numërojmë orët kemi humbur shenjtërinë e familjes.  Jam shumë dakord që asnjeri nga palët nuk duhet të thotë që “këtë e bëra unë apo këtë e bëre ti”. Pasi në familje ka Ne. Ta paguaj gruan se një ditë e ka bërë byrekun ndryshe?”

“Cila ka qenë puna jote e shtëpisë që ke bërë së fundmi?” ishte pyetja e Ermalit drejtuar publicistit Agim Baçi.

“ E them hapur që nuk shquhem për punë, as nuk krenohem. Unë mundohem të bëj ato gjëra që di ti bëj më mirë”.

“Enët i ke larë?”e pyet sërish Ermali. “Jo nuk kam shkuar deri këtu, nuk i kam larë asnjëherë”, tha ai.

Ndërkohë Ermali “ngacmon’ me pyetje edhe dy aktivistet Fabiola Laço dhe Neda Balluku, duke i pyetur për punët që nuk bëjnë dot bashkëshortët e tyre. Neda tha se “edhe unë kam punë që nuk I bëj dot, ashtu sikurse Ogreni I bën. Ai gatuan shumë mirë, kurse unë jo”.

Ndryshe tha Fabiola e cila nënvizoi se Pandi Laço gatuan shumë mirë por nuk ka larë ndonjëherë rrobat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!