Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.
“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel në një postim në Twitter.
Edhe ish-emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si historike zyrtarizmi e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
My warmest congratulations to the State of Israel and the Republic of Kosovo on the establishment of diplomatic relations. This is a great day for both countries!!! ??????https://t.co/w7tIh8VDRK
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 2, 2021