Merkato e janarit shumë e varfër, lëvizja më e shtrenjtë u bë në Londër

schedule11:19 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:19 - 2 Shkurt, 2021

Më datë 31 janar u mbyll merkato në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe tani mund të bëjmë bilance në lidhje me lëvizjet e bëra. Si gjithmonë janari nuk ofron lëvizje të mëdha, me ndonjë përjashtim të rrallë.

Por këtë herë nuk kishte asnjë të tillë. Klubet u treguan më shumë se kujdesshme për shkak të krizës financiare, që pandemia ka shkaktuar. Huazimet ishin formula më e preferuar, teksa edhe blerjet nuk munguan, por ishin tmerrësisht të pakta.

LEVIZJET E JANARIT

Vendin e parë për operacionin më të shtrenjtë në Europë në këtë merkato e mban West Ham, një emër surprizë. Londinezët kanë sjellë nga Brentford, Said Benrahma për 23.1 milionë euro. Ndërkohë në vendin e dytë është Sebastian Haller nga West Ham te Ajax për 22.5 milionë dhe podiumin e plotëson Amad Diallo, i transferuar te Manchester United nga Atalanta për 21 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!