Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përndiqte prej muajsh Luana Vjollcën, sot i shkoi pranë banesës! Arrestohet i riu nga Kosova

schedule09:25 - 2 Shkurt, 2021

schedule 09:25 - 2 Shkurt, 2021

Arrestohet në Tiranë i riu nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. Ai eshte 29-vjecari Ajdin Morina u vu në pranga në orët e para të mëngjesit.

Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!