“Gjoka Konstruksion” do të marrë me konçesion ndërtimin e mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit

schedule11:38 - 31 Tetor, 2017

schedule 11:38 - 31 Tetor, 2017

“Gjoka Konstruksion” është kompania që do të marrë me koncesion përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Sipas Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastruktures komisioni i vlerësimit e ka shpallur fituese, pasi trajtoi  elementët e propozimit teknik për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugës, ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare. Për këtëprojekt infrasturkturore ofertat e tyre i paraqiten pranë Agjencisë së Prokurimit Publik edhe dy operatorë të tjerë, të cilët u skualifikuan. Dokumentacioni i paraqitur nga operatori “Adem Pojani” sipas  ministrisë nuk përmbushte kriteret e kërkuara. Ndërsa  shoqeria “Alb-Star” sh.p. k nuk kishte paraqitur ofertë financiare.

 

https://youtu.be/FWq9-4YLimA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!