Regjisorja dhe prezantuesja Ketrin Gjoça këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se e ka kaluar Covid-19. Sipas saj, ajo dhe babai i saj e kaluan me shenja të lehta klinike.
“E kalova COVID-19. Në kushte siç thonë mjekët të lehta dhe pa probleme të mëdha. E kalova në nëntor dhe u tremba në fakt se thonin ditën e 5 të ndodh kjo, dhe për të 6 apo 7, por e kalova mirë. E kaloi edhe babai im. I bie që të them jemi kockë e fortë”.
Ermali e pyet se cili prej tyre është më enërgjik. Regjisorja tha se “ai është më energjik se mua, është më vital, është shumë optimist. Dhe kjo gjë më pëlqen shumë”.
Në këtë moment, teksa Ketrin fliste për të atin, Ermali e pyet për videon që bëri xhiron e rrjetit me babain e saj, artistin Vilson Gjoca. Duket ironike, por një artist si ai në vende të tjera shijon moshën e tretë fal benefiteve të punës, ndërsa në Shqipëri punon… si administrator pallati.
“Ai e do punën e tij. Ai ka një moshë të tillë, që nuk i premton shumë të jetë në skënë, ekran apo çirk, por i pëlqen gjithmonë të punojë”./abcnews.al