Barcelona i falet Antoine Griezmann, në ndeshjen kundër Athletic Bilbao në shtëpi. Katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1 dhe ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte Leo Messi, i cili realizoi një perlë me goditje dënimi.
Goli i 650-të me Barcelonë, ashtu sikurse i 600-ti kundër Liverpool, u shënua me të njëjtën mënyrë. Gjithsesi festa e skuadrës blaugrana u prish në fillim të pjesës së dytë, kur Jordi Alba devijoi një top në portën e atij.
https://streamable.com/envjrb
Autogoli i pestë në karrierë dhe Alba barazon rekordin në La Liga. Gjithsesi Barcelona reagoi dhe me anë të Antoine Griezman shënoi edhe golin e dytë, që rezultoi i fitores. /abcnews.al

