Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evertoni tërbon Ancelottin: Jam i zhgënjyer, nuk ishim aspak të motivuar

schedule11:13 - 31 Janar, 2021

schedule 11:13 - 31 Janar, 2021

Carlo Ancelotti është një person shumë i qetë, por ka raste kur trajneri italian acarohet keq. Një gjë e tillë ndodhi ditën e djeshme. Evertoni i tij u mposht 0-2 në shtëpi nga Newcastle.

Disfata pranohet, aq më tepër në një kampionat të fortë dhe plot rivalitet si Premier League, por Ancelotti lëshon kritika të drejtpërdrejta për angazhimin e djemve të tij.

Nuk jam aspak i kënaqur, nuk luajtëm me të njëjtin shpirt gare si Newcastle. E di që kemi shumë kualitet, por nuk mjafton vetëm kjo. Ekipi im duhet të ketë ambicie dhe duhet të zbresë në fushë me vendosmërinë dhe motivimin e duhur.

I harruam këto gjëra ndaj Newcastle. Luajtëm të mërkurën në mbrëmje dhe nuk kishim shumë kohë për të rikuperuar energjitë. Bëra 4-5 ndërrimë në formacion, kështu që humbja nuk lidhet me aspektin fizik apo taktik.

Gjithçka lidhet me aspektin psikologjik. Në ndeshjen e radhës duhet të kthehemi Evertoni që jemi. Jam shumë i zhgënjyer, por nuk mund të harroj gjërat e mira që ka bërë kjo skuadër deri tani“, deklaroi trajneri italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!