Pas Andit edhe Bearti ka reaguar në lidhje me fotot e publikuara ditën e sotme ku ai shfaqet duke u puthur me Tea. Bearti thotë se ai dhe Tea janë bashkë dhe kjo e fundit është viktimë e kësaj situate.
Bearti shton se me kohën do të mësohet e vërteta ndërsa lidhjen e tyre e quan dashuri të vërtetë dhe të bukurën e të gjithë dashurive.
“Përshëndetje të gjithëve. Ndjej një detyrim që në emër tim dhe Të Teas të flas. E keni marrë vesh për mua dhe Tean dhe është e vërtetë.
Tea është me mua dhe jemi bashkë. Por ju betohem që në këtë histori Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate. Por me kohë do ta mësoni të vërtetën e kësaj historie. Kjo është një dashuri e vërtetë dhe më e bukura e të gjitha dashurive”, u shpreh ai.
Edhe Andi e pranoi se nuk ka pasur lidhje me Tean, ndërsa shtoi se ka heshtur për shkak të një kontrate pa dhënë më shumë detaje./abcnews.al