Zyrtare në Premier League, dy zëvendësime me kusht prej datës 6 shkurt

schedule20:18 - 29 Janar, 2021

schedule 20:18 - 29 Janar, 2021

Në Premier League do të lejohen dy zëvendësime shtesë duke filluar prej datës 6 shkurt. FA ka pranuar propozimin e bordit drejtues për të shtuar dy ndërrime, por me një kusht.

Një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në momentet që lojtarët do të pësojnë dëmtime në kokë. Sipas studimeve të bëra në ishull, lojtarët hasin probleme në pleqëri, si pasojë e goditjeve të mëdha të topit me kokë.

Në Angli duan të ulin këtë rrezik dhe kanë vendosur zyrtarisht shtimin e dy zëvendësimeve, duke filluar prej muajit të ardhshëm, kjo me qëllim mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve. /abcnews.al