Kim kërkoi pastrimin e listave, Mustafaj: Mesazh i qartë për mazhorancën, jo opozitën

schedule18:48 - 29 Janar, 2021

schedule 18:48 - 29 Janar, 2021

Ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në ABC këtë të premte ka komentuar thirrjen e ambasadores së SHBA-së për të hequr nga lista zgjedhore kandidatët e korruptuar.

Muastafaj është shprehur se ky ishte një mesazh i qartë për mazhorancën pasi opozita ka 8 vite që nuk është në pushtet.

Qëllimi i ambasadores amerikane nuk është për ato që janë të konfirmuar të tillë dhe ajo nuk jep urdhra as KQZ-së, thjesht vënë në dukje problematike. Ligji i dekrimalizimit është bërë para 7 vitesh por sërish në zgjedhjet e 2017 PS-ja futi sërish njerëz të kriminalizuar. Nuk besoj se Edi Rama nuk ka pas informacion që të mos fusë në listë persona të kriminalizuar dhe po ashtu në listen e kryebashkiakëve në 2019 dhe mesazhi i ambasadores më shumë është më shumë për mazhorancën jo për opozitën që ka 8 vite jo në pushtet”, ka thënë Mustafaj.

LEXO EDHE: “Kostot e Demokracisë”, Kim: Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat

Në intervistën e tij me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj ka folur dhe në lidhje me programin e prezantuar një ditë më parë nga PD-ja, ku ka theksuar se është një program i mirë dhe prek shtresat kryesore të qytetarëve.

Sipas tij duhet të kemi besim tek Basha si lider, pasi ai që në moshë të re e ka treguar se është një menaxhues i mirë dhe ka arritur disa suksese në postet e rëndësishme që i janë besuar me kohën.

Unë e di kush ka punuar dhe sa kohë ka që punohet për atë program, ka më shumë se një vit që po punohet me të me ekspertë të huaj me qëllim që të bëhet një program në harmoni të gjerë me realitetin. Taksa e sheshtë është pranuar si e mundshme dhe është pranuar dhe nga LSI-ja. Në tregues të vet kryesore është e rëndësishme që dy forcat politike të mos kenë përplasje pasi programi përfundimtar ekonomik bëhet në fund pas fitores. Forcat më dinamike  e shoqërisë është ajo që ka fëmijët në shkollë dhe jo pensionistët dhe patjetër që programi për mbështetjen e arsimit ka një logjikë elektorale.

Unë futem te shtresa përfituese dhe ne duhet të shpresojmë se është e mundur, por adresimi i problematikës për moshën e tretë është jetik, pasi ne jemi në një fazë ku po plaket popullsia pasi sot ne përbëhemi nga 700 mijë pensioni pasi ky brez pavarësisht pamundësisë janë më të prokupuar dhe vendosja e një ure komunikimi me këta njerëz që ndihen të braktisur nga fëmijët që janë jashtë dhe nga shteti është një mënyrë e mire.

Unë i besoj lidershipit të PD-së dhe ironia e Ramës me tramvain e Tiranës, harron se Basha nuk pati kohë pasi erdhi qeveria e Ramës që e pengoi dhe bëri që Basha të ishte një kryebashkiak në tension. Unë besoj se Basha ka marrë poste të rëndësishme në moshë të re dhe unë shpresoj se ai ka ardhë duke u pjekur gradualisht. Ai është në kulmin e pjekurisë dhe besueshmërisë së tij si lider”, ka thënë ndër të tjera ish ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!