Zyrtare: Gentian Selmani del lojtar i lirë, e pret skuadra e re direkt

schedule17:28 - 29 Janar, 2021

schedule 17:28 - 29 Janar, 2021

Gentian Selmani, portieri i kombëtares shqiptare, pritet të zyrtarizohet te skuadra e Boluspor. Pasi spikati në Superiore me Laçin, para 18 muajsh ai u transferua në Turqi dhe u aktivizua me Menemenspor.

Paraqitjet e Selmanit ishin të mira dhe ofertat nuk i kanë munguar. Së fundmi në klubin e tij ka pasur probleme të shumta financiare dhe kështu portieri dhe Menemenspor kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën.

“Ne kemi ndarë rrugët me Gentian Selmanin, një prej futbollistë tanë profesionistë. Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese atij në karrierë”, shkruan klubi i Menemenspor. /abcnews.al