Lëkundet Greqia, tërmeti godet në të njëjtin vend që shkaktoi tragjedinë e Tetorit

schedule17:10 - 29 Janar, 2021

schedule 17:10 - 29 Janar, 2021

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 rihter lëkundi ishullin Samos në Greqi, sipas Institutit Gjeodinamik. Epiqendra ishte 12 km në veriperëndim të Samos.

Por më shumë se lëkundja e sotme, e cila ishte e vogël, banorët janë alarmuar pasi vjen vetëm pak muaj pas tërmetit të fuqishëm 6.6 ballë në 30 tetor 2020 me të njëjtën epiqendër, që la 2 viktima në ishullin grek dhe mbi 100 në Izmir të Turqisë./ db/Abcnews.al