Në Shqipëri s’ka informacion, Kosova konfirmon rastet e para me mutacionin anglez të Covid-19

schedule15:31 - 29 Janar, 2021

schedule 15:31 - 29 Janar, 2021

Në Kosovë janë shënuar dhe rastet e para me variantin e ri të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani për variantin e  ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tre  prej tyre kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende informacion nëse ky variant ka mbërritur apo jo në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!