Ukraina ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

schedule13:56 - 29 Janar, 2021

schedule 13:56 - 29 Janar, 2021

Parlamenti i Ukrainës të premten miratoi një projekt-ligj që synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave COVID-19. Ky projekt-ligj ndalon gjithashtu miratimin e vaksinave të prodhuara në Rusi.

Qeveria ka thënë se pret të marrë 100,000 deri 200,000 doza të vaksinës nga Pfizer nën skemën globale COVAX në shkurt.

Asnjë vaksinë nuk është aprovuar ende në Ukrainë, por autoritetet kanë thënë vazhdimisht se Kievi nuk do të miratojë ose përdor vaksina nga Rusia, me të cilat është në mosmarrëveshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!