Del raporti i shërbimeve sekrete në Itali: Janë regjistruar 50% më pak infeksione sa janë në të vërtetë

schedule12:35 - 29 Janar, 2021

schedule 12:35 - 29 Janar, 2021

Gazeta italiane La Repubblica ka publikuar sot një raport nga shërbimet sekrete, i cili ka të bëjë me epideminë e koronavirusit. Ky raport i është dërguar Kryeministrit të dorëhequr Giuseppe Conte.

Shërbimet sekrete italiane, sipas gazetës në Romë, në këtë raport pretendojnë se regjistrimi i rasteve të koronavirusit në vend është më i ulët me 40% deri në 50% , krahasuar me përhapjen aktuale të virusit.

Ky gabim thuhet të jetë për shkak të faktit se që nga nëntori i vitit të kaluar, testet filluan të bien. Sipas La Repubblica, kjo do të thotë se, nga njëra anë, rastet nuk janë kufizuar në masën e pasqyruar në të dhënat zyrtare të Ministrisë italiane të Shëndetësisë dhe rajoneve të ndryshme dhe, nga ana tjetër, të dhënat nuk korrespondon me përhapjen e virusit në të vërtetë.

Sipas gazetës, kjo analizë duket se konfirmohet nga një fakt tjetër: në mes të dhjetorit kishte një rritje të pranimit të pacientëve me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv të vendit. Kjo rritje, megjithatë, nuk ndodhi në regjistrin ditor të incidenteve në Itali. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!