Ambasadori i BE Luigi Soreca rezulton pozitiv me COVID-19

schedule18:17 - 28 Janar, 2021

schedule 18:17 - 28 Janar, 2021

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale.

Soreca thotë se është në gjendje të mirë dhe është vetëizoluar në shtëpi ndërsa do të vazhdojë të punojë prej andej. Ai bën apel që të qytetarët të qëndrojnë të sigurt për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Pasi iu nënshtrova testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime.

Unë jam në vet-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!”, shkruan Soreca./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!