“Sherri” Ibrahimovic-Lukaku, Federata Italiane e Futbollit gati të hapë hetim

schedule13:20 - 28 Janar, 2021

schedule 13:20 - 28 Janar, 2021

Në Itali vazhdojnë polemikan mbi sherrin Ibrahimovic-Lukaku. Të gjithë po presin sanksionet e mundshme të Gjykatësit Sportiv, por mund të kemi dhe një hapje hetimesh për atë episod që ndodhi në fundin e pjesës së parë.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, në raportin që do t’i dorëzohet Gjykatësit Sportiv nuk ka ndonjë akuzë të rëndë për të dy lojtarët, edhe pse një ndëshkim pritet të vijë. Megjithatë, Federata Italiane e Futbollit mund të hapë një hetim më të hollësishëm, i cili nuk dihet si mund të përfitojë.

 

Kujtojmë që sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e humbi toruan pas disa fjalëve të suedezit dhe më pas përfundoi në ofendime drejt 39-vjeçarit. Gjithçka pritet të vendoset këto ditë, por rivaliteti mes tyre sapo ka nisur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!