“Ejani se kam vrarë djalin!”, i ati i Albert Krasniqit e njoftoi vetë policinë pas krimit

schedule19:09 - 27 Janar, 2021

schedule 19:09 - 27 Janar, 2021

“Ejani se kam vrarë djali!” Babai i Albert Krasniqit e njoftoi vetë policinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij duke i marrë jetën këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Prishtinë. Policia ka arrestuar autorin, pasi ky i fundit kishte njoftuar se kishte vrarë djalin.

Mediat në Kosovë, duke iu referuar burimeve raportojnë se dyshohet që viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij që t’i plotësoheshin kushtet që kërkonte.

Lexo edhe: E vrau babai, miqësia me VIP-at dhe jeta e luksit e Albert Krasniqit

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë në  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazën  fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të zbardhjes së plotë të këtij rasti​”, konfirmon policia.

Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi me armë në mes të Prishtinës, reperin e njohur Noizy. Viktima ishte baba i një vajze.  Ai ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!