Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës, kush është i riu që u vra sot nga babai

schedule18:21 - 27 Janar, 2021

schedule 18:21 - 27 Janar, 2021

Albert Krasniqi është i riu që u vra sot nga babai i tij në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërkohë që motivi ende nuk dihet.

Paraprakisht policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit, megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri reperin e njohur Noizy.

Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Lexo edhe: E vrau babai, miqësia me VIP-at dhe jeta e luksit e Albert Krasniqit

Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e reperit u dënua me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Sakaq, mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. g.v/abcnews.al