Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është zyrtare”, shkruhet krahas videos duke konfirmuar tashmë këtë transferim që kishte ditë që flitej.
Mesfushori i Real Madrid do të kalojë fillimisht i huazuar në Londër, pasi për momentin asgjë nuk është bërë e ditur. 22-vjeçari që do të mbajë fanellë me numër 11 mund të luajë si mesfushor qendre për Artetën, por edhe nga e djathta.
✍️ It’s øfficial… ? pic.twitter.com/4eV5gNjK3x
— Arsenal (@Arsenal) January 27, 2021
Norvegjezi nuk po gjente shumë hapësira në formacionin e Zidane dhe në këtë sezon numëron vetëm 7 ndeshje, shumicën prej tyre si zëvendësues. Krejt e kundërta ndodhi sezonin e kaluar kur ai ishte pjesë e Real Sociedad, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij. /abcnews.al