Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asani kalon problemet në Iran/ Esteghlal njofton se pengesat mbi kontratën janë zgjidhur

schedule15:54 - 12 Shtator, 2026

schedule 15:54 - 12 Shtator, 2026

Ka luajtur me frikë gjithë këta javë.

Jaser Asani vërtet ka qenë një nga yjet kryesorë të ligës profesioniste të futbollit në Iran, veçse dyshimet, akuzat dhe denoncimet për kontratën e kanë ndjekur gjatë sezonit.

Më në fund, klubi I tij, Esteglal, njofton se problemet e shqiptarit kanë përfunduar.

Autoritetet kompetente në Federatën e Futbollit të Iranit kanë vendosur se marrëveshja e lojtarit kuqezi dhe klubit nga Teherani është e rregullt, se nuk do të ketë pezullim, dhe se Asani do të vazhdojë të luajë rregullisht.

Në ndeshjen e fundit, fituar 1-0 ndaj Pajkonit, shqiptari shënoi golin e vetëm me penallti, dhe ishte aktiv duke rrezikur portën kundërshtare.

Po në atë ndeshje të dy ditëve më parë, ai pësoi një dëmtim, I cili e vuri në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e parë të Championsit të Azisë, ndaj ekipit Al Sad të Katarit.

Sidoqoftë, vetë Asani njoftoi në rrjetet sociale se nuk kishte probleme.

Ai postoi një mesazh ku shkruhej në anglisht “gjithmonë gati”, duke hequr çdo dyshim.

Edhe mediat iraniane njoftuan se ai do të udhëtojë me ekipin për në Ligën e Kampionëve këtë të hënë.

Jasir Asani ka shënuar deri tani 3 gola dhe ka shërbyer një assist në 7 ndeshje të ligës iraniane, ndërsa Esteglali është në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se Traktor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!