Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 142,511 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins në SHBA 3,990 pacientë me covid kanë humbur jetën.
Ndërkohë në Sao Paulo në Brazil janë konfirmuar edhe tre raste të variantit të ri të Covid-19 të identifikuar në Amazon, i njohur si P.1.
Ishte Japonia vendi i parë që identifikoi më 10 janar mutacionin e udhëtarëve nga Manaus.
/abcnews.al/