Eksperianca e Luka Jovic në Madrid nuk shkoi aspak në mënyrën e pritur dhe 63 milionë eurosh e shpenzuara nga Perez nuk u shpërblyen në asnjë moment nga sulmuesi serb.
Zidane e nxori jashtë planeve në këtë sezon dhe klubi vendosi ta kthejë të Eintracht, ku po bën shumë mirë dhe shënoi tre gola në tre ndeshjet e para.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet gjermane Jovic tregon arsyen përse nuk mundi ta tregojë veten në Madrid. Sipas tij, Zidane nuk i dha mundësinë e duhur për të treguar veten.
“Forma e dobët në Madrid? Mendoj e ka të bëjë me mundësinë e paktë që unë kisha për të luajtur. Nuk është asnjëherë e lehtë në një klub të tillë, ku stili i lojës është ndryshe dhe presioni është gjithmonë i madh.
Kjo është arsyeja pse vendimi më i mirë ishte të largohesha dhe të kthehesha këtu. Unë isha edhe i pafat. Dëmtimet më lanë shumë pas dhe nuk kalova mira as në jetën time personale. Isha me fat që u stërvita me lojtarët më të mirë në botë.
Nuk luajta shumë atje, por e konsideroj veten një futbollist më të mirë. Te Eintracht unë gjej vetën. Kam shënuar tre gola në tre ndeshje, një më shumë se gjatë gjithë karrierës sime në Madrid”, u shpreh Jovic. /abcnews.al