Nga Leontina Nika
Megjithëse forca e pikturës qëndron tek ngjyra, piktori Alfred Nini preferon që tablotë e tij t’i pagëzojë me “Fjalë”.
Në qendër të punimeve qëndron binomi i pandashëm natyrë, njeri, e ku piktori i bën thirrje për kthimit te shpirtrorja në këtë kohë të vështirë pandemie
“Në thellësinë tonë vëzhgojmë me shumë kujdes. Pra, edhe në këtë situatë kaq të vështirë dhe mendoj se në thelb mendoj se kjo është situatë që po prekemi dhe duhet bërë thirrje për përgjithshmërinë e njeriut. Nëse do të kemi në radhë të parë një shëndet shpirtëror dhe mendoj se edhe pjesa fizike do të ishte më e shëndetshme”.
Intensiteti i fortë i ngjyrës vihet re në peizazhe e natyra të qeta. Në këtë ekspozitë prezantohen 39 vepra si peizazhe, interpretim të natyrës me element floreal dhe 8 kompozime që shprehin cilësitë e natyrës njerëzore
Ndërsa cikli dedikuar njeriut , është I inspiruar tek doktrina fetare
Kjo ekspozitë vjen si një përpjekje e shpresës që arti t’i kthehet normalitetit, me prezencën e publikut sa më shpejt.
Nëpërmjet çdo kuadrati të kësaj ekspozite, i thirret njeriut si një qenie e përgjegjshme për vetveten dhe për mjedisin në të cilin jeton, duke i sugjeruar një kurs të ri jetësor me sloganin “para së gjithash një shëndet shpirtëror për gjithçka” si vizion për të shpëtuar të ardhmen e vetë njeriut. /abcnews.al