Një tjetër person ëshët arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se në pranga është vënë 54-vjeçari T. T., banues në Tiranë.
54-vjeçari, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar tashmë, kanë kultivuar kanabis në disa parcela, në fshatin Tragjas.
Gjashtë muaj më parë, lidhur me këtë çështje u vunë në pranga dy qytetarë dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta. s.b/abcnews.al/