Shuhet mbretëresha e muzikës soul Aretha Franklin

schedule16:20 - 16 Gusht, 2018

schedule 16:20 - 16 Gusht, 2018

Këngëtarja legjendare amerikane Aretha Frenklin ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare. Ajo po luftonte me një sëmundje të rëndë.  Aretha Frenklin ishte fituese e 20 çmimeve Gremi, si dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Mbretëresha e muzikës soul u diagnostikua me kancer në vitin 2010, ndërsa  vitin e kaluar njoftoi se po tërhiqej nga muzika.

E njohur për hitet e saj si: Respect and Think ajo kishte një karrierë prej shtatë dekadash.

Ajo performoi për herë të fundit në nëntor, në një gala në Nju Jork, mbajtur në ndihmë të Fondacionit Elton John Aids. /abcnews.al