Rrëshqitjet e dheut kanë sjellë probleme në një pallat pesëkatësh në lagjen Puntori në Gjirokastër. Problemet vijnë si shkak i rrëshqitjes së dheut disa metra ndërkohë që është çarë edhe betoni i rrugës.
Banorët kërkojnë zgjidhje të situatës, ndërsa thonë se nuk duan që t’i largojnë nga banesat, por të sigurojnë zonën me blinda.
Rrëshqitje dherash ka pasur edhe në aksin Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Ura e Leklit. s.b/abcnews.al/