ABC zbulon detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz mbrëmjen e sotme të 32-vjeçarit Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi në qytetin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musai raporton se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.
Lexo edhe: E plote-Skema e atentatit mafioz në Durrës, e kaluara e viktimës, shpresa e policisë dhe dëshmitarët
Gjithashtu, mësohet se i riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
Jetmir Bregu, që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.
Pista e parë ku po hetohet është e shkuara e tij jashtë vendit, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmët nga autorët./ db/Abcnews.al