Manchester United zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 3-2 ndaj Liverpool në “Old Trafford” dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup. Ole Gunnar Solskjaer shfaqet i lumtur në prononcimin pas ndeshjes, aty ku flet edhe për Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e fitores me goditje dënimi.
“Të dy skuadrat donin të fitonin, objektivi ynë ishte të sulmonim Liverpool. Në ndeshjen e kampionatit u shfaqëm disi më të ndrojtur. Sot ua bëmë të qartë djemve: jini më pozitivë, është një ndeshje kupe, relaksohuni, shijojeni dhe mos e mbani mendjen te kampionati.
https://streamable.com/dkkj8q
Kemi mentalitet të fortë, nuk dorëzohemi për asnjë moment. Ata na shënuan një gol të bukur, por i tillë ishte edhe reagimi ynë. Bruno Fernandes? Sot nuk e nisi si titullar, më në fund ka pasur mundësi të praktikonte goditjet e tij.
Nuk e lë kurrë të praktikojë goditjet e dënimit, por dje qëndroi rreth gjysmë ore duke gjuajtur. Fitorja ndaj Liverpool? Sigurisht që jemi të lumtur që i eliminuam, luajmë sërish në fushën tonë ndaj tyre në kampionat, teksa duam t’i shkojmë çdo turneu deri në fund“, përfundoi trajneri i United. /abcbews.al