Një eurogol ka zhbllokuar ndeshjen e La Liga, Atletico Madrid-Valencia. Skuadra mike ka kaluar në avantazh në minutën e 11-të pas një realizimi fantastik të Uros Racic.
Mesfushori 22-vjeçar lëshoi një “predhë” nga larg dhe topi përfundoi në trekëndëshin e portierit slloven, Jan Oblak.
Goli i parë në kampionat me Valencian për Racic, teksa vendasit reaguan menjëherë dhe rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë.
Goditje këndi për ekipin kryesues, Joao Felix i shpëton mbulimit të mbrojtësit dhe mposhti portierin kundërshtar. /abcnews.al