Koeman: Po shfaqim dy cilësi shumë të mira, De Jong po rritet me shpejtësi

schedule20:59 - 24 Janar, 2021

schedule 20:59 - 24 Janar, 2021

Barcelona shënoi nga një gol për pjesë, fitoi 0-2 (De Jong, Puig) në fushën e Elche dhe është ngjitur në vendin e tretë në La Liga. Suksesi i pestë radhazi jashtë “Camp Nou” për djemtë e Roland Koeman, i cili nuk i kursen elozhet për ekipin e tij në prononcimin e dhënë për mediat.

Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot. Po kalojmë një periudhë të veçantë me shumë ndeshje dhe po luajmë çdo tre ditë. Elche pati një javë në dispozicion për të përgatitur sfidën ndaj nesh.

Ishim shumë të përqendruar, më pëlqeu shumë edhe qarkullimi i topit nga lojtarët e mi. Nuk e kishim të thjeshtë të shënonim, pasi Elche po mbrohej me shumë forca. Patëm durim, bëmë presing, fituam shumë duele dhe nuk lejuam kundërshtarët të na rrezikonin.

De Jong? Çdo skuadër ka nevojë për një futbollist që di të futet në zonën kundërshtare. Kemi tre sulmues, por nuk mjaftojnë për të krijuar sa më shumë raste për gol. Nevojiten edhe mesfushorë, De Jong e bën shumë mirë këtë gjë.

Frenkie po rritet dhe përmirësohet, këtë proces po e bën shumë shpejt. Komplimente edhe për Ruig, gjeti golin e parë me Barcelonën, kërceu bukur dhe bravo që qëlloi në zonën kundërshtare në atë moment“, përfundoi Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!