Fitorja 0-4 e Bayern Munchen në fushën e Schalke 04 e ka gëzuar Hans-Dieter Flick, por trajneri ka edhe disa porosi për lojtarët e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së sotme.
Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për bavarezët, të cilët e kanë dërguar në 7 pikë diferencën me Liepzigun e vendit të dytë.
“Nuk jam plotësisht i kënaqur me atë që bëmë sot. Sot shënuam 4 gola, por duhet të kishim luajtur më mirë kush kishim topin në qarkullim. Edhe në mbrojtje duhet të përmirësohemi, lejuam Schalken të na rrezikonte në disa raste.
Sidoqoftë, jam shumë i kënaqur me faktin që kemi marrë 9 pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat. E kishim të nevojshme gjetjen e stabilitetit pas dy humbjeve me M’Gladbach dhe Holstein Kiel.
Sot nuk pësuam dhe është shumë e rëndësishme, ishte ndeshja e dytë radhazi që e mbajtëm portën të paprekur“, përfundoi trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al