Google regjistron vendndodhjen e përdoruesve edhe kur ata kanë vendosur që kjo gjë të mos ndodhë, sipas një raporti të Associated Press.
Kjo çështje mund të ndikojë deri në dy miliardë pajisje Android dhe Apple të cilat përdorin Google për harta ose gjurmime.
Studimi, i vërtetuar nga ekspertët në Universitetin Princeton, ka shkaktuar zemërim te ligjvënësit e SHBA.
Google tha se ofron përshkrime të qarta të mjeteve të saj dhe se si mund të çaktivizohen ato. Studimi zbuloi se vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historia e vendndodhjes është çaktivizuar.
Për shembull: -Google ruan një fotografi të vendit ku ndodhesh kur hap aplikacionin Maps. -Përditësimet automatike të motit në telefonat Android tregojnë përafërsisht se ku është një përdorues./tvklan.al