Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nisi në Instagram, përfundoi në TikTok/ Rama me karriget, Abi me kapelë, të rinjtë me muzikë e valle

schedule18:45 - 20 Tetor, 2026

schedule 18:45 - 20 Tetor, 2026



E teta, e vërteta. Ftesat për spektakël u ndanë që në mëngjes. Por sazet kërcitën në darkë. Mes fillimit në Instagram dhe fundit në TikTok, pati dhe ndonjë karrige të thyer.

Më në fund, ata erdhën, por jo ata që ftoi Rama.

Por, megjithë dramatizmin e momentit, duket se asgjë nuk ishte e papritur për Edi Ramën.

Pak metra më tutje, në një bojkot të shpallur një ditë më parë, një grup pedagogësh u nisën drejt bulevardit.

Mes tyre, shquante një kapelë. Sindikatën e drejtonin çifti, vajza dhe dhëndri i kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ishin të njëjtët pedagogë që i prinin karrikethyerësve. Rama, si gjithmonë, kur vjen puna te protestat para Kryeministrisë, vë përpara gjithmonë gratë.

Pas një xhiroje nostalgjike deri te Ministria e Arsimit, ku policia kësaj radhe harxhoi vetëm pak ujë, protestuesit u kthyen sërish në bulevard. Ndryshe nga 7 ditët e tjera, këtë herë municionet në ditën e 8-të, mesa duket, kishin mbaruar. Por jo bateritë e celularëve.

Protesta në ditën e 8-të ishte më shumë blu dhe më e zbehtë. Më e rëndësishmja: me më pak njerëz.

Pasdite vonë, edhe doktori e kuptoi se protestës i duhej kthyer serioziteti. Në një pozicion dramatik në oborrin e selisë blu, ku dukej fotoja e tij e fundit kur kishte qenë në pushtet, ai deklaroi me seriozitet fundin e Edi Ramës.

Berisha, megjithatë, në mënyrën e tij, e arriti një fitore. Ai i mundi studentët, duke u marrë edhe atë që e fituan prej 7 ditësh: sheshin.

Ua mori ashtu siç di ai vetë, në mënyrën më qesharake të mundshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!