Ditën e djeshme u lajmërua lajmi i bujshëm i largimit të Armando Sadikut nga Erzurumspor dhe Europa, për të kaluar në Bolivi me ekipin e Bolivar. Elbasanasi nuk mundi të ambientohet me futbollin turk dhe vendosi të largohet pas vetëm disa muajsh.
Ndërkohë klubi turk ka menduar për zëvendësimin e tij dhe ai do të jetë një tjetër shqiptar. Elbasan Rashanit i është besuar ky mision. Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk përmes një postimi në Instastory, ku flet sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
“Përshëndetje vëllezër, do të vij së shpejti inshallah”, shprehet Rashani, i cili videon e ka publikuar edhe në Instagramin e tij. Rashani gjatë këtyre muajve ishte pjesë e suedezëve të Odd, me të cilët mbylli kontratën në këtë muaj. /abcnews.al