Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ Vallja e Osman Takës, e trashëguar brez pas brezi”, këngëtari: Perlë e krahinës së Çamërisë

schedule17:23 - 9 Tetor, 2026

schedule 17:23 - 9 Tetor, 2026

“Vallja e Osman Takës” është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Këngëtari Hysni Alushi ka vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së traditës dhe trashëgimisë kulturore çame, duke e cilësuar Vallen e Osman Takes, një nga perlat e krahinës së Çamërisë, e trashëguar brez pas brezi.

Këngëtari ka vënë në dukje edhe vëmendjen që po i kushtohet kësaj valleje nga ansambli shtetëror.



“ Vallja e Osman Takes është e trashëguar brez pas brezi, është një nga perlat e krahinës së Çamërisë.

Para ekzekutimit të Osman Takës, pashai i kërkoi një valle dhe ai i fali jetën. Sot pashë që edhe ansambli i shtetit e ka marrë seriozisht vallen e Osman Takes. Drejtuesi i ansamblit po fliste me shumë dashuri për të. ”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!