VIDEO/ Kukësi fundos Bylisin, Skënderbeu-Apolonia ndahet në paqe

schedule15:37 - 24 Janar, 2021

schedule 15:37 - 24 Janar, 2021

Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga Rraman Hallaçi ia dolën me përmbysje kundër ballshiotëve, që shënuan të parë me anë të një mbrojtësi.

Milos Stojanovic befasoi Kukësin, në një ndeshje që Bylisi duhet thënë se u paraqit mirë dhe goditi edhe traversën. Festa e ballshiotëve nuk zgjati shumë, pasi një krosim i Kotobellit u kthye në gol nga kapiteni Agim Ibraimi. Numri “10” i Kukësi shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe e çoi topin në rrjetë.

1-1 pjesa e parë, ndërsa në të dytën ishte sulmuesi Patrick Eze që realizoi golin e epërsisë për Kukësin. Nigeriani, me një goditje me kokë mposhti portierin Pano Qirko, dhe i dha tre pikët skuadrës së tij. Bylisi u përpoq shumë, por portieri Xhika ishte në lartësinë e duhur.

Në Korçë u zhvillua një ndeshje e hapur, me raste të shumta nga të dyja krahët. Mensah dhe Gjata ishin protagonistë për skuadrat e tyre, por ishin të pasaktë para porte. 0-0 u mbyll pjesa e parë, kurse e dyta nisi me një penallti në favor të korçarëve.

Kapiteni Meksi shënoi dhe i dha epërsinë Skënderbeut. Në vazhdim pati edhe një tjetër penallti, për Apoloninë, dhe Mario Gjata nuk fali, duke ngushtuar vendasit. Një gol që shmangu humbjen e fierakëve dhe vendin e fundit, që tashmë zihet nga Bylisi. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 16
E diel, më 24 janar 2021, ora 13:45
Kukësi-Bylis 2-1

Shënues: Ibraimi 39′, Eze 57′ / Stojanovic 27′
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues:
Meksi (pen.) 52′ / Gjata (pen.) 71′

 

Renditja

71′ Penallti në Korçë, këtë herë për Apoloninë. Sulmuesi Mario Gjata e dërgoi topin në rrjetë

https://streamable.com/j46d3f

57′ Patrick Eze, me kokë, e çon topin në rrjetë dhe i jep epërsinë skuadrës së Kukësit

52′ Penallti për Skënderbeun, kapiteni Meksi ekzekutoi 11-metërshin dhe e mposhti portierin Harizaj

39′ Agim Ibraimi ka vendosur baraspeshën në Elbasan. Sulmuesi realizoi pas një krosimi të Blerim Kotobellit

27′ Milos Stojanovic ka befasuar Kukësin me një goditje brenda zonës. Portieri Xhika nuk ia doli ta devijonte topin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!