Dustin Poirier arriti të bëjë befasinë e madhe këtë mëngjes në Arabinë Saudite, Abu Dhabi. Amerikani mundi me KO irlandezin Conor McGregor që në raundin e dytë, duke bërë atë, që shumë pak njerëz e parashikonin para ndeshjes.
Lufta nisi me të njëjtën dinamikë si deklaratat e gjithë kësaj jave. McGregor e nisi vrullshëm, duke ndjerë edhe mbështetjen e publikut në sallë, të cilin donte ta gëzonte me një fitore. Shpejt Poirier e mori veten dhe sulmoi, teksa McGregor u mundua të mbyllë hapësirat.
Full sequence of Dustin Poirier’s knockout of Connor McGregor #UFC257 https://t.co/E3GXoSPFxc
— George Balekji (@GeorgeBalekji) January 24, 2021
Amerikani e goditi disa herë McGregor, por irlandezi mundi të kthehej dhe të rikthente ekuilibrin në oktagon. Më pas Conor sulmoi fort dhe lëshoi dy goditje të fuqishme vertikale, të cilat për çudi Poirier i përballoi, madje tentoi të përfitonte nga hapësirat e Conor dhe ta sulmonte.
Kështu u mbyll raundi i parë, por ai i dytë ishte tjetër histori. Një goditje e fortë e Poirier në këmbën e McGregor e dobësoi shumë irlandezin, që e humbi dinamikën e tij të madhe në oktagon. Gjithsesi McGregor vazhdoi të luftonte dhe afër fundit të raundit të dytë irlandezi provoi të luftonte lart me grushte dhe ia arriti mirë qëllimit.
https://youtu.be/x0Jw02q0_6M
Ishte në sulm dhe la hapësira, të cilat Poirier i shfrytëzoi në mënyrë të lavdërueshme dhe kundërsulmoi fuqishëm. Goditjet e tij të njëpasnjëshme, që e gjetën të pambrojtur McGregor e bënë irlandezin të bie në tokë dhe të dorëzohet ndaj furisë së amerikanit, duke e mbyllur ndeshjen në raundin e dytë për 2 minuta e 36 sekonda.
Një goditje e madhe për McGregor, i cili nuk pritet ta mbyllë këtu karrierën e tij. Nga ana tjetër Justin Poirier mori revanshin për atë humbje në vitin 2014 dhe tani kërkon një betejë me Khabib Nurmagomedov, i cili për momentin është jashtë UFC, por po diskuton rikthimin. /abcnews.al