Bardhi: Përgjimet “Ndraghetas, provuan bashkëpunimin e mazhorancës me mafian

schedule17:31 - 23 Janar, 2021

schedule 17:31 - 23 Janar, 2021

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me Përgjimet e “Ndraghetas”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një reagim në Facebook shkruan se shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta, Erion Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.

Ndër të tjera Bardhi thekson se edhe një herë përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!