Nga Erblina Mile
Pandemia penalizon turizmin edhe gjatë 2021.Vijimi i kufizimeve nga shtete Europiane ka lënë ende në pikëpyetje pushimet apo udhëtimet edhe për këtë verë.
Përfaqësues i Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi shprehet se ende nuk kanë bërë asnjë planifikim me agjencitë të vendeve të tjera pasi ka paqartësi në lidhje me skemat e vaksinimit apo lëvizjen e lirë.
“Në këto kushte as të huajt nuk janë në gjendje që të vendosin apo përcaktojnë data se kur mund të fillojnë po ashtu dhe ne nga ana jonë e kemi të vështirë që të përcaktojmë se kur mund të nisin udhëtimet”, është shprehur Vathi.
Sektori i Turizmit në Shqipëri rezulton të jetë më i dëmtuari nga pandemia.Vathi deklaron se atë nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete ndërsa përftimi nga garancia sovrane është pothuajse i pamundur
“Bizneset e turizmit nuk kanë përfituar dhe nuk kanë mundësi që të përfitojnë nga kjo garanci sovrane. Dhe sikur të shtyhet për 100 vjet nëse situata është e rëndë asnjë kriter nuk mund të plotësohet nga këto biznese”, ka thënë ai.
Turizmin dimëror në vend e cilëson me ndikim minimal për ekonomin. Ndërsa thekson se lëvizjet kanë qenë ditore ose për weekend si në vendet e rajonit ashtu edhe brenda vendit.
Nga vlerësimet e Shoqatës së Tur-Operatorëve dëmi financiar nga ky sektor gjatë 2020 llogaritet të jetë rreth 1.8 mld euro nga rreth 2.3 mld eruo që turizmi sjell në total./abcnews.al