Një grabitje ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se është grabitur filiali i një institucioni financiar privat.
Mësohet se ngjarja sapo ka ndodhur dhe një person ka hyrë në pikën e Kredo.al duke marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit.
Pasi ka marrë një shumë parash, grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes me vrap.
Aktualisht në pikën e grabitur kanë shkuar forca të shumta policie.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.
/abcnews.al