Mbretëresha Elizabeth II (94) mund të jetë monarkja e fundit femër në Britaninë e Madhe në dekadat e ardhshme, sipas komentatorit të familjes mbretërore, Clive Irving.
Autori dhe gazetari mbretëror deklaroi se mbretëresha ka vetëm trashëgimtarë meshkuj, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë përfaqësuese femër të kurorës në Britaninë e Madhe, të paktën deri në fund të mbretërimit të Princit George.
Sipas Clive, Mbretëresha Elizabeth II është një nga tre figurat e shkëlqyera në histori.
“E gjithë historia e mbretëreshave në Angli do të përfundojë me atë aktuale. Elizabeth II është personi që kaloi më shumë kohë si mbretëreshë në historinë e Britanisë së Madhe dhe ka shumë të ngjarë të jetë mbretëresha e fundit e Anglisë”, tha ai për Daily Express.
Irving beson se me mbarimin e mbretërimit të Elizabeth II, mund të jetë fundi i monarkisë, pasi brezat e rinj gjithnjë e më shumë vënë në dyshim rolin e kurorës mbretërore në jetën e tyre.l.k/abcnews.al