Falsifikoi firmën e Diego Maradonës, mjeku i argjentinasit nën hetim

schedule19:58 - 22 Janar, 2021

schedule 19:58 - 22 Janar, 2021

Pothuajse dy muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës, ende ka polemika për mënyrën se si argjentinasi ndërroi jetë. Këtë herë bëhet fjalë për një skandal ku është i përfshirë mjeku i legjendës argjentinase Leopoldo Luque, i cili mund të ketë falsifikuar nënshkrimet e ish-sulmuesit për operacionet.

Çështjen tashmë e kanë marë në dorë prokurorët, të cilët po hetojnë për një vdekje të mundshme të padrejtë. Janë gjetur tre fletë së bashku dhe ishte diçka shumë e qartë që nuk shkonte. Pas vdekjes së Maradonës, Luque dha një konferencë për shyp, ku deklaronte: Diego ishte shumë i dëshpëruar. Shëndeti i tij mendor nuk ishte shumë i mirë, mund të them se ishte një pacient pa vullnet.

Kirurgët provuan gjithçka, por ishte vetë Maradona që nuk e dëshironte diçka të tillë. Askush nuk guxonte të hynte në dhomën e tij. Unë isha një ndihmës dhe në takime të gjithë më injoruan”, shkruhet në deklaratën e Prokurorisë. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret për Luquen, i cili ishte përgjegjës për jetën e Maradonës në vitet e fundit të tij. /abcnews.al