Një incident me shpërthim tritoli ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në lagjen “Isa Boletini” në orën 16:30. Sasia e eksplozivit shpërtheu në parukerinë në pronësi të shtetasit J.R, por në përdorim të qytetares S.Hoxhaj.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të mundshëm të autorit. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./abcnews.al