E priti për gjashtë ditë para spitalit, qeni ribashkohet me pronarin e tij në Turqi

schedule21:50 - 21 Janar, 2021

schedule 21:50 - 21 Janar, 2021

Cemal Şentürk u shtrua në spital në provincën veriore të Trabzonit më 14 janar me një mpiksje gjaku në trurin e tij dhe së bashku me familjen, qeni i tij Boncuk qëndroi afër tij.

Sipas mediave turke, një javë më vonë, Boncuk u ribashkuar me pronarin e tij të mërkurën kur mjekimi i Şentürk përfundoi dhe i moshuari u lirua nga spitali.

Vajza e Şentürk, Ayşe Çapkınoğlu tha se Boncuk shoqëronte familjen çdo ditë kur shkonin në spital për të parë babanë e saj.

“Babai im e mori nëntë vjet më parë, e ushqeu dhe e rriti. Dhe Boncuk tregoi besnikërinë e tij në këtë mënyrë. Boncuk shikoi përreth dhe filloi të qajë kur babai im thirri nga dhoma e spitalit. Ne u habitëm”, tha ajo.

Çapkınoğlu shtoi se përkundër përpjekjeve të tyre për ta marrë qenin në shtëpi, Boncuk kthehej në mënyrë rutinë në spital vetë./abcnews.al